Nokia 2700 classic - Lidhuni me një shërbim në ueb

background image

Lidhuni me një shërbim në ueb

Për të kryer një lidhje me shërbimin, zgjidhni Meny > Internet > Faqja kryesore;

ose në modalitetin e pritjes, shtypni dhe mbani shtypur 0.
Pasi të kryeni një lidhje me shërbimin, ju mund të filloni të shfletoni faqet e tij. Funksioni

i butonave të telefonit mund të ndryshojë në shërbime të ndryshme. Ndiqni udhëzimet

me tekst në ekranin e telefonit. Për më tepër informacion, kontaktoni me furnizuesin

tuaj të shërbimit.

Ueb ose Internet

© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

28

background image

16. Shërbimet SIM

Karta juaj SIM mund të ofrojë shërbime shtesë. Ju mund të hyni në këtë meny vetëm

nëse ajo mbështetet nga karta juaj SIM. Emri dhe përmbajtja e menysë varen nga

shërbimet e disponueshme.

17. Këshilla për mbrojtjen e mjedisit

Këtu janë këshillat për mënyrat me të cilat mund të kontribuoni në

mbrojtjen e mjedisit.

Kurseni energji

Kur e keni ngarkuar plotësisht baterinë dhe e keni shkëputur ngarkuesin nga pajisja,

mos harroni që ta hiqni ngarkuesin edhe nga priza në mur.
Nuk do të keni nevojë ta ngarkoni baterinë tuaj dhe aq shpesh nëse veproni si më

poshtë:
● Mbyllni dhe çaktivizoni aplikimet, shërbimet dhe lidhjet kur nuk jeni duke i përdorur.
● Zvogëloni ndriçimin e ekranit.
● Cilësojeni pajisjen që të hyjë në gjendjen e ruajtjes së energjisë pas periudhës

minimale të mosaktivitetit, nëse disponohet në pajisjen tuaj.

● Çaktivizoni tingujt e panevojshëm, siç janë tingujt e tastierës. Caktojeni volumin e

pajisjes suaj në një nivel mesatar.

Ricikloni

U kujtuat që ta ricikloni pajisjen tuaj të vjetër? 65-80% e materialeve të telefonit celular

Nokia mund të riciklohet. Gjithmonë kthejini në një pikë të posaçme grumbullimi

produktet tuaja të përdorura elektronike, bateritë dhe materialet e ambalazhimit. Duke

vepruar kështu, ndihmoni në ndalimin e asgjësimit të pakontrolluar të mbeturinave dhe

përkrahni riciklimin e materialeve. Shikoni si të ricikloni produktet tuaja Nokia në

www.nokia.com/werecycle ose www.nokia.mobi/werecycle.
Ju mund të ricikloni ambalazhin dhe udhëzuesit e përdorimit në programin lokal të

riciklimit.

Mësoni më shumë

Për më shumë informacion mbi atributet mjedisore të pajisjes suaj shikoni

www.nokia.com/ecodeclaration.