Nokia 2700 classic -  Ueb ose Internet  

background image

15. Ueb ose Internet

Ju mund të hyni në shërbime të ndryshme interneti me shfletuesin e telefonit tuaj.

Pamja e faqeve të uebit mund të ndryshojë në varësi të madhësisë së ekranit. Ju mund

të mos jeni në gjendje t'i shihni të gjitha detajet në faqet e uebit.
Në varësi të telefonit tuaj, funksioni i shfletimit në ueb mund të shfaqet si Ueb ose

Internet në meny, këtej e tutje i referuar si Ueb.

I rëndësishëm: Përdorni vetëm shërbime që besoni dhe që ofrojnë mbrojtje dhe

siguri të mjaftueshme kundrejt programeve të dëmshme.
Për disponueshmërinë e këtyre shërbimeve, çmimin dhe udhëzimet kontaktoni ofruesin

tuaj të shërbimeve.
Ju mund t'i merrni cilësimet e konfigurimit të kërkuara për shfletimin si një mesazh

konfigurimi nga ofruesi juaj i shërbimit.