Nokia 2700 classic - Futja e parashikuar e tekstit

background image

Futja e parashikuar e tekstit

Futja e parashikuar e tekstit bazohet në një fjalor të integruar në të cilin edhe ju

gjithashtu mund të shtoni fjalë të reja.
1. Filloni të shkruani një fjalë, duke përdorur butonat 2 deri në 9. Shtypni secilin buton

vetëm një herë për një shkronjë.

2. Për të konfirmuar një fjalë, lëvizni djathtas ose shtoni një hapësirë.

● Nëse fjala nuk është e saktë, shtypni vazhdimisht * dhe zgjidhni një fjalë nga lista.
● Nëse karakteri ? shfaqet pas fjalës, fjala që ju mendonit të shkruanit nuk është

në fjalor. Për ta shtuar fjalën në fjalor, zgjidhni Korrigjo. Fusni fjalën duke

përdorur futjen tradicionale të tekstit dhe zgjidhni Ruaj.

● Për të shkruar togfjalësha, formoni pjesën e parë të fjalës dhe lëvizni djathtas për

ta konfirmuar atë. Shkruani pjesën e fundit të fjalës dhe konfirmoni fjalën.

3. Filloni të shkruani fjalën tjetër.

5. Navigimi i menyve

Funksionet e telefonit janë të grupuara në meny. Këtu nuk përshkruhen të gjitha

funksionet e menysë ose elementet e opsioneve.
Në modalitetin e pritjes, zgjidhni Meny dhe menynë dhe nënmenynë e dëshiruar.

Zgjidhni Dil ose Prapa për të dalë nga niveli aktual i menysë. Shtypni butonin e

përfundimit për t'u kthyer direkt në modalitetin e pritjes. Për të ndryshuar pamjen e

menysë, zgjidhni Meny > Opsionet > Pamja menysë krye..

6. Mesazhimi

Ju mund të lexoni, të shkruani, të dërgoni dhe të ruani mesazhe me tekst, multimedia,

audio dhe flash dhe e-mail. Shërbimet e mesazhimit mund të përdoren vetëm nëse

mbështeten nga ofruesi juaj i shërbimit ose i rrjetit.

Mesazhet me tekst dhe multimedia

Ju mund të krijoni një mesazh dhe të bashkëngjitni sipas dëshirës, për shembull, një

fotografi. Telefoni juaj e ndërron automatikisht një mesazh me tekst në një mesazh

multimedia kur bashkëngjitet një skedar.