Nokia 2700 classic - Mesazhet me tekst

background image

Mesazhet me tekst

Pajisja juaj mbështet mesazhet me tekst që e kalojnë kufirin për një mesazh të vetëm.

Mesazhet që e kalojnë kufirin dërgohen si dy ose më shumë mesazhe. Tarifa e ofruesit

tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e mesazheve. Shkronjat me

thekse ose me shenja të tjera si dhe shkronjat nga disa opsione gjuhësh, kërkojnë më

shumë hapësirë dhe e kufizojnë numrin e shkronjave që mund të dërgohen në një

mesazh të vetëm.
Një tregues në pjesën e sipërme të ekranit tregon numrin total të karaktereve të

mbetura dhe numrin e mesazheve të nevojitura për dërgim.
Para se të dërgoni mesazhe, ju duhet të ruani numrin e qendrës së mesazheve. Zgjidhni

Meny > Mesazheri > Cil. e meszheve > Mesazhet tekst > Qendrat e

mesazheve > Shto qendër, futni një emër dhe numrin nga ofruesi i shërbimit.