Nokia 2700 classic - Cilësimet e mesazheve

background image

Cilësimet e mesazheve

Zgjidhni Meny > Mesazheri > Cil. e meszheve dhe nga opsionet e mëposhtme:
Cilës. përgjithshme — për të ruajtur në telefonin tuaj kopje të mesazheve të

dërguara, për të mbishkruar mesazhet e vjetra nëse kujtesa e mesazheve mbushet

plot dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet

Mesazhet tekst — për të lejuar raporte të dërgimit, për të vendosur qendrat e

mesazheve për SMS dhe SMS e-mail, për të zgjedhur llojin e mbështetjes së

karaktereve dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet me tekst

Mesazhet multimedia — për të lejuar raporte të dërgimit, për të vendosur pamjen

e mesazheve multimedia, për të lejuar marrjen e mesazheve multimedia dhe të

njoftimeve dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet

multimedia

Mesazhe e-mail — për të lejuar marrjen e e-mailit, për të vendosur madhësinë e

imazhit në e-mail dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me e-mailin

Mesazhimi

© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

18

background image

Mesazhet e shërbimit — për të aktivizuar mesazhet e shërbimit dhe për të vendosur

preferenca që lidhen me mesazhet e shërbimit

7. Kontaktet

Zgjidhni Meny > Kontaktet.
Mund t'i ruani emrat dhe numrat e telefonit në kujtesën e telefonit dhe kujtesën e kartës

SIM. Në kujtesën e telefonit, ju mund t'i ruani kontaktet me numra dhe elemente teksti.

Emrat dhe numrat e ruajtur në kujtesën e kartës SIM tregohen nga

.

Për të shtuar një kontakt, zgjidhni Emrat > Opsionet > Shto kontakt të ri. Për t'i

shtuar detaje një kontakti, sigurohuni që kujtesa në përdorim të jetë Telefon ose

Telefon dhe SIM. Zgjidhni Emrat, lëvizni tek emri dhe zgjidhni Detajet > Opsionet >

Shto detaj.
Për të kërkuar për një kontakt, zgjidhni Emrat dhe lëvizni nëpër listën e kontakteve ose

fusni shkronjat e para të emrit.
Për ta kopjuar një kontakt ndërmjet kujtesës së telefonit dhe kartës SIM, zgjidhni

Emrat, shkoni te kontakti dhe zgjidhni Opsionet > Kopjo kontaktin. Në kujtesën e

kartës SIM, ju mund të ruani vetëm një numër telefoni për secilin emër.
Për të zgjedhur kujtesën e kartës SIM ose të telefonit për kontaktet tuaja, për të zgjedhur

se si shfaqen emrat dhe numrat te kontaktet dhe për të parë kapacitetin e kujtesës për

kontaktet, zgjidhni Cilësimet.
Ju mund të dërgoni dhe të merrni informacionin e kontaktit të një personi si një

kartëvizitë nga një pajisje e përputhshme që mbështet standardin vCard. Për të dërguar

një kartëvizitë, zgjidhni Emrat, kërkoni për kontaktin informacionin e të cilit ju

dëshironi të dërgoni dhe zgjidhni Detajet > Opsionet > Dërgo kartëvizitën.

8. Regjistri i thirrjeve

Për të parë informacionin e thirrjeve, të mesazheve, të të dhënave tuaja dhe të

sinkronizimit, zgjidhni Meny > Ditari dhe nga opsionet e disponueshme.

Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet nga ofruesi juaj i shërbimeve,

mund të ndryshojë në varësi të funksioneve të rrjetit, rrumbullakosjeve të faturimit,

taksave e kështu me radhë.

9. Cilësimet

Profilet

Telefoni juaj ka grupe të ndryshme cilësimesh të quajtura profile, të cilat ju mund t'i

përshtatni me tonet telefonike për raste dhe ambiente të ndryshme.