Nokia 2700 classic - Radioja FM

background image

Radioja FM

Radioja FM varet nga një antenë tjetër dhe jo nga antena e pajisjes celulare. Që radioja

FM të funksionojë siç duhet, nevojitet që me pajisjen të lidhet një kufje ose pajisje

ndihmëse e pajtueshme.

Paralajmërim: Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar të zërit. Ekspozimi i

vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Mos e mbani pajisjen afër

veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin, sepse zëri mund të jetë tepër i lartë.
Zgjidhni Meny > Media > Radio ose në regjimin e gatishmërisë, shtypni dhe mbani

shtypur *.
Nëse keni ruajtur tashmë stacione të radiove, lëvizni majtas ose djathtas për të ndërruar

stacionet ose shtypni butonat me numrat korrespondues të vendndodhjes së kujtesës

të stacionit të dëshiruar.
Për të kërkuar për një stacion të afërt, shtypni dhe mbani shtypur butonin e lëvizjes

majtas ose djathtas.
Për të ruajtur stacionin tek i cili jeni akorduar, zgjidhni Opsionet > Ruaj stacionin.
Për të rregulluar volumin, lëvizni lart ose poshtë.
Për ta lënë radion që të luajë në sfond, shtypni butonin e përfundimit. Për të mbyllur

radion, shtypni dhe mbani shtypur butonin e përfundimit.