Nokia 2700 classic - Riciklimi

background image

Riciklimi

Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura, bateritë dhe materialet e

paketimit në një pikë grumbullimi të posaçme. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në

parandalimin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin e

materialeve. Informacion më i hollësishëm disponohet nga shitësi i produktit,

autoritetet vendore për mbeturinat, organizatat kombëtare për përgjegjësinë e

prodhuesve ose përfaqësuesin tuaj vendor të Nokia-s. Shikoni mënyrën e riciklimit të

produkteve tuaja Nokia në www.nokia.com/werecycle ose nëse jeni duke shfletuar në

një pajisje celulare, www.nokia.mobi/werecycle.

Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në

udhëzues ose në paketim, ju kujton se të gjitha produktet elektrike dhe

elektronike, bateritë dhe akumulatorët, duhet të dërgohen në një pikë të veçantë

grumbullimi kur dalin jashtë përdorimit. Kjo kërkesë vlen për Bashkimin Evropian.

Mos i hidhni këto produkte ashtu si mbeturinat e përbashkëta të paseleksionuara. Për

më tepër informacion rreth mjedisit, shikoni Eco-Deklaratat e produktit në

www.nokia.com/environment.