Kujdesi dhe mirëmbajtja
Pajisja juaj është një produkt i projektuar me mjeshtëri të lartë dhe duhet të trajtohet
me kujdes. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e garancisë.
● Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve
mund të mbajnë minerale që gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se pajisja juaj
laget, hiqeni baterinë dhe mos e vini në vendin e vet derisa pajisja të thahet
plotësisht.
● Përdorni një leckë të butë, të thatë dhe të pastër për të pastruar çfarëdolloj lentesh
(siç janë lentet e kameras, të perceptuesve të dritës, të perceptuesve të afërsisë).
● Mos e ruani ose përdorni pajisjen në vende të ndotura dhe me pluhur. Pjesët e saj të
lëvizshme dhe komponentët elektronikë mund të dëmtohen.
● Mos e mbani pajisjen në vende të nxehta. Temperaturat e larta mund të shkurtojnë
jetëgjatësinë e pajisjeve elektronike, të dëmtojnë bateritë si dhe të shtrembërojnë
ose të shkrijnë disa pjesë plastike.
● Mos e mbani pajisjen në vende të ftohta. Kur pajisja kthehet në temperaturën e saj
normale, brenda saj mund të krijohet lagështi e cila dëmton panelin e qarqeve
elektronike.
● Mos u përpiqni ta hapni pajisjen ndryshe nga ç’udhëzohet në këtë udhëzues.
● Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Përdorimi me forcë mund të thyejë
panelet e qarqeve të brendshme dhe mekanizmat e imët.
● Mos përdorni për të pastruar pajisjen, lëndë kimike të përqendruara, tretësira
pastruese ose detergjentë të fortë.
Kujdesi dhe mirëmbajtja
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
32
● Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë pjesët e lëvizshme dhe të pengojë
funksionimin e duhur.
● Përdorni vetëm antenën që keni blerë ose ndonjë tjetër që është e miratuar si pjesë
këmbimi. Antenat e paautorizuara, modifikimet ose bashkëngjitjet, mund ta
dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për rregullimin e radioaparateve.
● Ngarkuesit përdorini në ambiente të mbyllura.
● Gjithmonë bëni kopje rezervë të të dhënave që doni të ruani, si p.sh. kontaktet dhe
shënimet e kalendarit.
● Për ta ricilësuar pajisjen herë pas here për një funksionim optimal, fikni pajisjen dhe
hiqni baterinë.
Këto sugjerime vlejnë njëlloj për pajisjen, baterinë, ngarkuesin ose për çdo pajisje
ndihmëse. Në qoftë se ndonjë pajisje nuk punon si duhet, dërgojeni atë për shërbim te
pika më e afërt e autorizuar.