Thirrjet e urgjencës
I rëndësishëm: Kjo pajisje funksionon duke përdorur radiosinjale, rrjete
celulare, rrjete me kabllo nëntokësore, dhe funksione të programuara për përdoruesit.
Nëse pajisja juaj mbështet thirrjet me zë nëpërmjet internetit (thirrjet në internet),
aktivizoni dhe thirrjet në internet dhe telefonin celular. Pajisja do të përpiqet të kryejë
thirrje urgjence si nëpërmjet rrjeteve celulare, ashtu dhe nëpërmjet ofruesit tuaj të
thirrjes në internet, nëse janë të aktivizuara. Nuk mund të garantohet lidhja në të gjitha
kushtet. Ju nuk duhet të mbështeteni vetëm në pajisjet celulare për komunikimet
thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.
Për të bërë një thirrje urgjence:
1. Nëse pajisja nuk është e hapur, hapeni. Kontrolloni për një forcë të mjaftueshme të
sinjalit. Në varësi të pajisjes suaj, mund të duhet të zbatoni hapat e mëposhtëm:
● Futni kartën SIM nëse e përdor pajisja juaj.
● Hiqni disa kufizime të thirrjes që keni aktivizuar në pajisjen tuaj.
● Ndërrojeni profilin tuaj nga gjendja e profilit jashtëlinje ose të fluturimit, në një
profil aktiv.
2. Shtypni butonin e përfundimit sa here të jetë e nevojshme, për të pastruar hapësirën
e shfaqjes dhe për të përgatitur pajisjen për thirrjet.
3. Futni numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj aktuale. Numrat e urgjencës
ndryshojnë sipas lokalitetit.
4. Shtypni butonin e thirrjes.
Kur jeni duke kryer një thirrje të urgjencës, jepni të gjithë informacionin e nevojshëm
sa më saktë që të jetë e mundur. Pajisja juaj celulare mund të jetë ndoshta mjeti i vetëm
i komunikimit në vendin e aksidentit. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen
për ta përfunduar.