Pajisjet mjekësore të transplantuara
Prodhuesit e pajisjeve mjekësore rekomandojnë se duhet mbajtur në largësi minimale
prej 15,3 centimetrash (6 inç) midis një pajisjeje celulare dhe një pajisjeje mjekësore të
transplantuar, siç është një stimulues kardiak ose defibrilator kardioverter i implantuar,
në mënyrë që të shmanget ndërhyrja e mundshme me pajisjen mjekësore. Personat që
kanë pajisje të tilla duhet:
● Gjithmonë mbajeni pajisjen në një largësi më të madhe se 15,3 centimetra (6 inç)
nga pajisja mjekësore, kur pajisja celulare është e ndezur.
● Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër gjoksit.
● Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në anën e kundërt të pajisjes mjekësore, që të
pakësojnë mundësinë për ndërhyrje.
● Ta mbyllin menjëherë pajisjen celulare, nëse kanë arsye të dyshojnë se po shkaktohet
ndërhyrje.
● Të lexojnë dhe të ndjekin orientimet nga fabrikuesi i pajisjes mjekësore të
transplantuar.
Informacioni shtesë mbi sigurinë
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
34
Nëse keni pyetje rreth përdorimit të pajisjes suaj celulare bashkë me një pajisje
mjekësore të transplantuar, këshillohuni me mjekun tuaj.