Pajisjet mjekësore
Funksionimi i çdo aparature radiotransmetuese, duke përfshirë këtu dhe telefonat
celularë, mund të ndërhyjë në funksionalitetin e pajisjeve mjekësore të pambrojtura
mirë. Konsultohuni me një mjek apo me fabrikuesin e pajisjes mjekësore, për të
përcaktuar nëse ato janë blinduar mirë për t’u mbrojtur nga energjia e jashtme RF ose
në qoftë se keni ndonjë pyetje. Mbylleni telefonin në ambientet e qendrave
shëndetësore, kur çfarëdolloj rregulli i vendosur në këto ambiente ju udhëzon që të
veproni në këtë mënyrë. Spitalet ose qendrat shëndetësore, mund të përdorin aparatura
që mund të jenë të ndjeshme ndaj energjisë së jashtme RF.