Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj valëve të radios.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është
projektuar që të mos e kalojë kufirin e ekspozimit ndaj radiovalëve që është
rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga
organizata e pavarur shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e sigurisë të projektuara
për të siguruar mbrojtjen e të gjithë personave, pavarësisht nga mosha dhe gjendja
shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një njësi matëse të njohur si
Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose SAR. Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e
Informacioni shtesë mbi sigurinë
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
36
ICNIRP-së është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind. Testet për
SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që
transmeton në nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj, në të gjitha zonat e
testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim mund të
jetë më poshtë se vlera maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar
vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri
faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit. Vlera më e lartë
e SAR-it, sipas orientimeve të ICNIRP-së, për përdorimin e pajisjes afër veshit është 0,84
W/kg .
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si rezultat ndryshimin e vlerave
të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund të ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të
raportimit dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për SAR-in mund të
jepet në informacionin e produktit në adresën www.nokia.com.
Informacioni shtesë mbi sigurinë
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
37