Automjetet
Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të painstaluara
mirë të automjeteve. Sisteme të tilla janë: sistemiet elektronike të injeksionit të
karburantit, sistemet elektronike kundër rrëshqitjes (kundër bllokimit) së rrotave gjatë
frenimit, sistemet elektronike të kontrollit të shpejtësisë, sistemet e jastëkëve të ajrit.
Për informacion të mëtejshëm, pyesni prodhuesin ose përfaqësuesin e tij, për
automjetin tuaj ose ndonjë aparaturë që është shtuar.
Vetëm një personel i kualifikuar duhet t’i bëjë shërbim ose ta instalojë pajisjen në një
automjet. Shërbimi ose instalimi i gabuar, mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të bëjë
të pavlefshme çdo garanci të dhënë për pajisjen. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha
aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në automjetin tuaj, janë të vendosura dhe
punojnë si duhet. Mos ruani ose transportoni lëngje djegëse, gaze ose materiale
eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse. Për
automjetet e pajisura me jastëkë me ajër, duhet të kini parasysh se këto të fundit hapen
me forcë të madhe. Mos vendosni objekte, duke përfshirë këtu dhe aparaturat e
instaluara ose portative celulare, në zonën mbi jastëkun e ajrit apo në atë ku ai hapet.
Në qoftë se pajisjet celulare të automjetit nuk janë instaluar si duhet dhe në qoftë se
jastëku i ajrit hapet, mund të ndodhin plagosje të rënda.
Ndalohet përdorimi i pajisjes suaj gjatë fluturimit me aeroplan. Mbylleni pajisjen para
se të hipni në aeroplan. Përdorimi në aeroplan i telepajisjeve celulare, mund të jetë i
rrezikshëm për funksionimin e aeroplanit, ndërpret rrjetin e telefonit celular si dhe
mund të jetë i paligjshëm.