Nokia 2700 classic - Ambienti i përdorimit

background image

Ambienti i përdorimit

Kjo pajisje përmbush orientimet për ekspozimin ndaj RF-së, kur përdoret në një pozicion

normal ndaj veshit ose kur është vendosur të paktën 2,2 centimetra (7/8 inç) larg nga

trupi. Kur përdoret një këllëf, kapse e rripit ose mbajtëse për përdorim në kontakt me

trupin, ai/ajo nuk duhet të përmbajë pjesë metalike dhe pajisjen duhet ta vendosni (larg

nga trupi juaj) në distancën që u përmend më lart.
Për të transmetuar skeda të dhënash apo mesazhe, kjo pajisje kërkon që lidhja me

rrjetin të jetë sa më e mirë. Në disa raste, transmetimi i skedave të të dhënave ose i

mesazheve mund të pezullohet derisa të disponohet një lidhje e tillë. Sigurohuni që të

ndiqen udhëzimet e mësipërme për distancën nga trupi, derisa të përfundojë

transmetimi.
Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të tërheqë materiale metalike. Mos

vendosni karta bankare ose mjete që mbajnë të dhëna në formë magnetike, sepse

informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.