Nokia 2700 classic - Mbështetja e Nokia-s

background image

Mbështetja e Nokia-s

Kontrolloni www.nokia.com/support ose faqen lokale të Nokias për versionin më të

fundit të këtij udhëzuesi, për informacion shtesë, shkarkime si dhe shërbime që kanë

të bëjnë me produktin tuaj Nokia.

Shërbimi i cilësimeve të konfigurimit

Shkarkoni falas cilësime konfigurimi si MMS, GPRS, e-mail dhe shërbime të tjera për

modelin e telefonit tuaj në www.nokia.com/support.

Nokia PC Suite

Ju mund ta gjeni PC Suite dhe informacionet përkatëse në faqen e Nokias në adresën

www.nokia.com/support.

Shërbimet e Nokia Care

Nëse ju duhet të kontaktoni shërbimet e Nokia Care, kontrolloni listën

e qendrave lokale të kontaktit të Nokia Care në adresën

www.nokia.com/customerservice.

Mirëmbajtja

Për shërbimet e mirëmbajtjes, kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të Nokia Care në

www.nokia.com/repair.

3. Thirrjet

Kryerja dhe përgjigjja e një thirrjeje

Për të kryer një thirrje, formoni numrin e telefonit, duke përfshirë kodin e vendit dhe

kodin e zonës nëse është e nevojshme. Shtypni butonin e thirrjes për të thirrur numrin.

Lëvizni lart për të ngritur ose poshtë për të ulur volumin e zërit të receptorit ose të kufjes

gjatë thirrjes.