Nokia 2700 classic - Galeria

background image

informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Për t'i parë dosjet, zgjidhni Meny > Galeria.

12. Media

Kamera dhe videoja

Pajisja juaj mbështet një rezolucion të kapjes së imazhit prej 1200x1600 piksele .
Për një funksionim më të shpejtë gjatë fotografimit të një imazhi, cilësojeni kamerën

që të përdorë një rezolucion më të ulët kur nuk keni futur kartë kujtese.

Fotografimi i një imazhi

Për përdorimin e funksionit të imazhit të palëvizshëm, zgjidhni Meny > Media >

Kamera ose lëvizni majtas ose djathtas nëse është aktivizuar funksioni i videos. Për të

fotografuar një imazh, zgjidhni Fotografo.
Për zmadhimin ose zvogëlimin në modalitetin e kamerës, lëvizni lart ose poshtë.
Për aktivizimin e kronometrit të vetëfotografimit ose për fotografimin e imazheve në

një vijimsi të shpejtë, zgjidhni Opsionet dhe opsionin e duhur.
Për cilësimin e cilësisë së imazhit, rezolucionit të imazhit ose të modalitetit të

paraafishimit dhe të kohës, zgjidhni Opsionet > Cilësimet.

Regjistrimi i një videoklipi

Për të përdorur funksionin e videos, zgjidhni Meny > Media > Video. Për të filluar

regjistrimin e një videoklipi zgjidhni Regjistro.