
Ngarkimi i baterisë
Bateria juaj është ngarkuar pjesërisht në fabrikë. Nëse pajisja tregon se bateria është e
ngarkuar pak, bëni si më poshtë:
1. Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur.
2. Lidheni ngarkuesin me pajisjen.
3. Kur pajisja tregon se bateria është e ngarkuar plot, shkëputeni
ngarkuesin nga pajisja, pastaj nga priza në mur.
Nuk është e nevojshme ta ngarkoni baterinë për një kohë të përcaktuar dhe
mund ta përdorni pajisjen kur është duke u ngarkuar. Nëse bateria është
plotësisht e shkarkuar, mund të kalojnë disa minuta para se të shfaqet në
ekran treguesi i ngarkimit ose para se të mund të kryhen thirrje.