Nokia 2700 classic - Aplikimet që ekzekutohen në sfond

background image

Aplikimet që ekzekutohen në sfond

Lënia e aplikimeve që të funksionojnë në sfond, rrit konsumimin e baterisë dhe zvogëlon

jetëgjatësinë e saj.

2. Informacion i përgjithshëm

Rreth pajisjes suaj

Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues është e miratuar për përdorim në rrjetet

(E)GSM 850, 900, 1800 dhe 1900 MHz . Për më tepër informacion rreth rrjeteve,

kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Kur të përdorni funksionet e kësaj pajisjeje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni

zakonet lokale, të drejtat private dhe të ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të

drejtat e autorit.
Mbrojtja e të drejtave të autorit mund të parandalojë që disa imazhe, melodi dhe

përmbajtje të tjera të kopjohen, të modifikohen ose të transferohen.
Pajisja juaj mund të ketë faqeshenjues dhe nyje të parainstaluara për faqet e internetit

të palëve të treta.. Nëpërmjet pajisjes suaj mund të hyni gjithashtu në faqet e internetit

të palëve të treta. Faqet e internetit të palëve të treta nuk kanë lidhje me Nokia-n dhe

Nokia nuk i miraton ose nuk mban asnjë përgjegjësi për to. Nëse vendosni të hyni në

faqe të tilla, duhet të merrni masa për sigurinë ose përmbajtjen.