Sinkronizimi dhe kopja rezervë
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Sinkr. e kop. rez. dhe nga të mëposhtmet:
Cilësimet
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
20
● Çelësi i telefonit — Sinkronizoni ose kopjoni të dhënat e zgjedhura ndërmjet
telefonit tuaj dhe një telefoni tjetër duke përdorur teknologjinë e Bluetooth.
● Krijo kopje rez. — Krijoni një kopje rezervë të të dhënave të zgjedhura te karta e
kujtesës ose te një pajisje e jashtme.
● Rikthe kopj. rez. — Zgjidhni një skedar të kopjes rezervë të ruajtur në kartën e
kujtesës ose në një pajisje të jashtme dhe rikthejeni atë në telefon. Zgjidhni
Opsionet > Detajet për informacion rreth skedarit të zgjedhur të kopjes rezervë.
● Transf. dhënash — Sinkronizoni ose kopjoni të dhënat e zgjedhura ndërmjet
telefonit tuaj dhe një pajisje tjetër, PC ose serveri në rrjet (shërbim rrjeti).