Rikthimi i cilësimeve të fabrikës
Për ta rikthyer telefonin në gjendje fabrike, zgjidhni Meny > Cilësimet > Rikthe cil.
fabr. dhe nga opsionet e mëposhtme:
● Rikthe vetëm cilësim. — për të rivendosur të gjitha cilësimet e preferencës pa fshirë
asnjë të dhënë personale
● Rikthe të gjitha — për të rivendosur të gjitha cilësimet e preferencës dhe për të
fshirë të gjitha të dhënat personale, si kontaktet, mesazhet, skedarët e medias dhe
butonat e aktivizimit
10. Menyja e operatorit
Hyni në një portal te shërbimet e siguruara nga operatori i rrjetit tuaj. Për më shumë
informacion, kontaktoni me operatorin e rrjetit tuaj. Operatori mund ta përditësojë këtë
meny me një mesazh shërbimi.
11. Galeria
Telefoni juaj mbështet një sistem dixhital të menaxhimit të të drejtave (DRM) për të
mbrojtur përmbajtjen e marrë. Kontrolloni gjithmonë kushtet e dërgimit të çdo
përmbajtjeje dhe çelësin e aktivizimit përpara se t'i merrni ato, sepse mund t'i
nënshtrohen një tarife.
Mbrojtja e të drejtave të autorit mund të parandalojë që disa imazhe, melodi dhe
përmbajtje të tjera të kopjohen, të modifikohen ose të transferohen.
Menaxhimi dixhital i të drejtave
Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme teknologjish të menaxhimit
dixhital të të drejtave (DRM) për të mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë
dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme programesh DRM, për
të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura me DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në
përmbajtjen e mbrojtur me WMDRM 10, OMA DRM 1.0, OMA DRM 1.0 kyçje përpara, dhe
OMA DRM 2.0. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta mbrojnë përmbajtjen, pronarët e
përmbajtjes mund të kërkojnë që të shfuqizohet një aftësi e tillë e programit DRM, për