Teknologjia pa tela Bluetooth
Teknologjia Bluetooth ju lejon që ta lidhni telefonin tuaj duke përdorur valë radioje me
një pajisje të përputhshme Bluetooth brenda 10 metrave (32 këmbëve).
Kjo pajisje përputhet me kushtet teknike të Bluetooth 2.0 + EDR duke mbështetur
profilet në vijim: akses i përgjithshëm, pa duar, kufje, shtyj objektin, transferimi i
skedarëve, rrjeti dial-up, portat seriale, aksesi SIM, shkëmbimi i përgjitshëm i objekteve,
shpërndarja e përparuar audio, kontrolli në distancë i videove audio dhe shpërndarja e
përgjitshme e videove audio . Për të siguruar ndërveprueshmërinë midis pajisjeve të
tjera që mbështesin teknologjinë Bluetooth, përdorni pajisje ndihmëse të aprovuara
nga Nokia për këtë model. Pyesni fabrikuesit e pajisjeve të tjera, për të përcaktuar nëse
ato përputhen me këtë pajisje.
Funksionet që përdorin teknologji Bluetooth, rrisin konsumimin e baterisë dhe
shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.
Rregullimi i një lidhjeje me Bluetooth
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > Bluetooth dhe ndiqni hapat e mëposhtëm:
1. Zgjidhni Emri i telefonit tim dhe fusni një emër për telefonin tuaj.
2. Për të aktivizuar lidhjen Bluetooth, zgjidhni Bluetooth > Aktiv. tregon që
Bluetooth është aktiv.
3. Për ta lidhur telefonin tuaj me një pajisje ndihmëse audio, zgjidhni Kërko paj.
audio dhe pajisjen me të cilën doni të lidheni.
4. Për ta çiftuar telefonin tuaj me ndonjë pajisje Bluetooth përreth, zgjidhni Pajisje të
çiftuara > Shto pajisje të re.
Shkoni te pajisja e zgjedhur dhe zgjidhni Shto.
Fusni një kod kalimi (deri në 16 karaktere) në telefonin tuaj dhe lejoni lidhjen në
pajisjen tjetër Bluetooth.
Cilësimet
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
21
Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë, çaktivizoni funksionin Bluetooth ose vendoseni
Dukshm. e tel. tim në I fshehur. Pranoni komunikim me Bluetooth vetëm nga ata të
cilëve u besoni.
Lidhja e PC-së me internetin
Përdorni teknologjinë Bluetooth për ta lidhur me internetin PC-në tuaj të përputhshme
pa softuerin PC Suite. Telefoni juaj duhet të ketë aktivizuar një furnizues shërbimi që
mbështet hyrjen në internet dhe PC-ja juaj duhet të mbështesë rrjetin e zonës personale
Bluetooth (PAN). Pasi të jetë lidhur me shërbimin e pikës së hyrjes në rrjet (NAP) të
telefonit dhe të jetë lidhur me PC-në tuaj, telefoni juaj hap automatikisht një lidhje të
të dhënave të paketës me internetin.