Konfigurimi
Ju mund ta konfiguroni telefonin tuaj me cilësime që kërkohen për shërbime të
caktuara. Furnizuesi juaj i shërbimit mund t'jua dërgojë gjithashtu këto cilësime.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Konfigurim dhe nga opsionet e mëposhtme:
● Cilës. paracakt. konf. — për të parë furnizuesit e shërbimeve të ruajtur në telefon
dhe për të vendosur një furnizues të paracaktuar shërbimi
● Përc. akt. në aplik. — për të aktivizuar cilësimet e paracaktuara të konfigurimit për
aplikimet e mbështetura
Cilësimet
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
23
● Pika hyrjes prefer. — për të parë pikat e ruajtura të hyrjes
● Lidhu me ndihmën — për të shkarkuar cilësimet e konfigurimit nga furnizuesi juaj
i shërbimit
● Cilës. men. pajisjeve — për të lejuar ose parandaluar që telefoni të marrë
përditësime të softuerit. Ky opsion mund të mos jetë i disponueshëm, në varësi të
telefonit tuaj.
● Cilës. konfig. pers. — për të shtuar manualisht llogari të reja personale për
shërbime të ndryshme dhe për t'i aktivizuar ose për t'i fshirë ato. Për të shtuar një
llogari të re personale, zgjidhni Shto ose Opsionet > Shto të re. Zgjidhni llojin e
shërbimit dhe fusni parametrat e kërkuar. Për të aktivizuar një llogari personale,
shkoni tek ajo dhe zgjidhni Opsionet > Aktivizo.