Nokia 2700 classic - Komandat me zë dhe telefonatat me zë

background image

Komandat me zë dhe telefonatat me zë

Përdorni telefonin duke thënë një komandë me zë, dhe bëni një telefonatë duke thënë

një emër të regjistruar në Kontaktet.
Komandat me zë dhe telefonatat me zë varen nga gjuha. Njohja e zërit nuk mbështetet

në të gjitha gjuhët. Për të parë cilat gjuhë mbështeten, zgjidhni Meny > Cilësimet >

Telefon > Cilësimet e gjuhës > Gjuha e njohjes. Për të vendosur njohjen e gjuhës,

zgjidhni gjuhën e dëshiruar.

Shënim: Përdorimi i thirrjeve me zë mund të jetë i vështirë në një ambient me

zhurmë ose gjatë një urgjence, kështu që në të gjitha rrethanat, nuk duhet të

mbështeteni vetëm në thirrjet me zë.
Për të stërvitur njohjen e zërit të telefonit tuaj, zgjidhni Meny > Cilësimet >

Telefon > Njohja e zërit > Prakt. njohjen e zërit.
Për të aktivizuar një komandë me zë për një funksion, zgjidhni Meny > Cilësimet >

Telefon > Njohja e zërit > Komandat zanore, një veçori, dhe funksionin. tregon

se komanda me zë është e aktivizuar.
Për të aktivizuar komandën me zë, zgjidhni Shto. Për të luajtur komandën e aktivizuar

me zë, zgjidhni Luaj.
Për të menaxhuar komandat me zë, shkoni te një funksion, dhe zgjidhni Opsionet.
Për të përdorur komandat me zë ose telefonatat me zë, në regjimin e gatishmërisë,

shtypni dhe mbajeni butonin e djathtë të zgjedhjes. Një tingull i shkurtër tingëllon, dhe

Fol tani shfaqet. Thoni komandën ose emrin e kontaktit që doni të telefononi. Nëse

njohja e zërit është e suksesshme, shfaqet një listë me përkime të propozuara. Telefoni

luan komandën me zë të përkimit të parë në listë. Nëse nuk është komanda e saktë,

shkoni te një tjetër.