Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Pajisja juaj ushqehet nga një bateri që ringarkohet. Bateria e parashikuar për përdorim
me këtë pajisje është BL-5C. Nokia mund të vërë në dispozicion modele të tjera baterie
për këtë pajisje. Kjo pajisje është parashikuar të përdoret kur furnizohet me energji nga
ngarkuesit e mëposhtëm: AC-3 . Numri i saktë i modelit të ngarkuesit mund të ndryshojë
në varësi të llojit të prizës. Varianti i prizës identifikohet nga një nga të mëposhtmit: E,
EB, X, AR, U, A, C ose UB.
Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet shumë herë, por pas një farë kohe ajo do të
dalë jashtë përdorimit. Kur kohët e pritjes dhe të bisedave janë në mënyrë të dukshme
më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë. Përdorni vetëm bateri të miratuara
nga Nokia dhe ringarkojeni baterinë vetëm me ngarkues që janë projektuar për këtë
pajisje dhe të aprovuar nga Nokia. Përdorimi i një baterie ose i një ngarkuesi të
pamiratuar mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi, rrjedhjeje ose rreziqe të tjera.
Nëse një bateri është e papërdorur ose nuk është përdorur për një kohë të gjatë, mund
të nevojitet ta lidhni me ngarkuesin, më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri
që të fillojë ngarkimin. Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa
minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë
thirrje.
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë.
Hiqeni ngarkuesin nga priza elektrike dhe nga pajisja, kur nuk është në përdorim. Mos
e mbani të lidhur me ngarkuesin një bateri plotësisht të ngarkuar, sepse ngarkimi i
tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar lihet
e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F).
Temperaturat e skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë. Një
pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht. Funksionimi
i baterisë është veçanërisht i kufizuar në temperatura që janë shumë gradë nën zero.
Mos krijoni qark të shkurtër në bateri. Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë
kur një objekt metalik siç është një monedhë, një kapse, ose stilolaps shkakton një lidhje
direkte të dy terminalëve të baterisë domethënë atij pozitiv (+) dhe atij negativ (-). (Ata
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
30
duken si shirita metalikë mbi bateri.) Kjo gjë mund të ndodhë, për shembull, kur mbani
një bateri (si pjesë këmbimi) në xhep apo në çantë. Krijimi i një qarku të shkurtër me
terminalët, mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që shërbeu si lidhës.
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Bateritë mund të shpërthejnë
edhe kur janë të dëmtuara. Asgjësojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e
mundur luteni ti riqarkulloni. Mos i asgjësoni ashtu si mbeturinat e përditshme.
Mos i zbërtheni, pritni, hapni, thërrmoni, përthyeni, shformoni, shponi ose mos i coptoni
telefonat celularë ose bateritë. Në rast se bateria rrjedh, mos e lejoni lëngun të bjerë
në kontakt me lëkurën ose sytë. Në rast të një rrjedhjeje të tillë, shpëlani menjëherë me
ujë lëkurën ose sytë ose kërkoni ndihmë mjekësore.
Mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e modifikoni, riprodhoni apo
mos e zhytni ose ekspozoni ndaj ujit ose lëngjeve të tjera.
Përdorimi i gabuar i baterisë mund të shkaktojë zjarr, shpërthim ose rreziqe të tjera.
Nëse pajisja ose bateria përplaset sidomos në një sipërfaqe të fortë dhe mendoni se
është dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi për ta kontrolluar, para se të vazhdoni
ta përdorni.
Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin që është krijuar. Mos përdorni asnjëherë
ngarkues dhe bateri të dëmtuara. Mbajeni baterinë tuaj në një vend ku nuk mund ta
prekin fëmijët e vegjël.
Bateria
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
31