Nokia 2700 classic Udhëzuesi i
përdorimit
Botimi 1.1
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron se ky produkt RM-561 është në
përputhje me kërkesat themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/
EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në adresën http://
www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nokia, Nokia Connecting People dhe Navi janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të Nokia Corporation.
Nokia tune është shenjë zanore e Nokia Corporation. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive të përmendura
këtu, mund të jenë marka tregtare ose emra tregtarë të pronarëve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti
në çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software from RSA Security.
Java is a trademark of Sun Microsystems, Inc.
This product is licensed under the MPEG-4 Visual Patent Portfolio License (i) for personal and noncommercial use in
connection with information which has been encoded in compliance with the MPEG-4 Visual Standard by a consumer
engaged in a personal and noncommercial activity and (ii) for use in connection with MPEG-4 video provided by a
licensed video provider. No license is granted or shall be implied for any other use. Additional information, including
that related to promotional, internal, and commercial uses, may be obtained from MPEG LA, LLC. See http://
www.mpegla.com
Ky produkt është licencuar nën MPEG-4 Visual Patent Portfolio License (i) për përdorim personal dhe jotregtar në
lidhje me informacionin i cili është koduar në përputhje me MPEG-4 Visual Standard, nga një përdorues që merret
me një aktivitet personal dhe jotregtar dhe (ii) për përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të ofruar nga një furnizues
i licensuar videosh. Asnjë licencë nuk është dhënë ose nuk do të nënkuptohet për ndonjë përdorim tjetër. Informacion
shtesë, duke përfshirë dhe atë në lidhje me përdorimet e brendëshme, tregtare dhe për reklamë, mund të merrni
nga MPEG LA, LLC. Shikoni
Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën për të bërë ndryshime dhe përmirësime
të produkteve që përshkruhen në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
NË SHKALLËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NOKIA OSE LICENSUESIT E SAJ NUK DO TË JENË NË ASNJË RAST
PËRGJEGJËS PËR HUMBJEN E TË DHËNAVE OSE TË TË ARDHURAVE OSE PËR ÇFARËDOLLOJ DËMTIMI TË VEÇANTË, TË
RASTËSISHËM, RRJEDHIMOR OSE TË TËRTHORTË SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR.
PËRMBAJTJA E KËTIJ DOKUMENTI OFROHET "PA NDRYSHIM". ME PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI,
NUK JEPET ASNJË LLOJ GARANCIE, E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NGA GARANCITË
E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE TË VOLITSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, NË LIDHJE ME SAKTËSINË,
RREGULLSHMËRINË OSE PËRMBAJTJEN E KËTIJ DOKUMENTI. NOKIA REZERVON TË DREJTËN TA RISHIKOJË KËTË DOKUMENT
OSE TA TËRHEQË ATË NË ÇDO KOHË, PA NJOFTIM PARAPRAK.
Disponueshmëria e produkteve të caktuara dhe e aplikimeve si dhe e shërbimeve për këto produkte, mund të
ndryshojë sipas rajonit. Kontaktoni me shitësin tuaj të Nokia-s për hollësitë dhe disponueshmërinë e opsioneve të
gjuhës.
Kontrollet e eksportit
Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit
nga SHB-ja dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia nga këto rregulla në kundërshtim me ligjin.
Aplikimet e palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj, mund të jenë krijuar dhe mund të jenë pronë e personave ose
subjekteve që nuk kanë lidhje ose nuk janë filiale të Nokia-s. Nokia nuk është pronare e të drejtave të autorit apo e
të drejtave të pronësisë intelektuale të aplikimeve të palëve të treta. Kështu që, Nokia nuk mban asnjë përgjegjësi
për mbrojtjen e konsumatorit, për funksionalitetin e aplikimeve ose për informacionin në aplikime apo këto
materiale. Nokia nuk jep asnjë garanci për aplikimet e palëve të treta. DUKE PËRDORUR APLIKIMET, JU NJOFTOHENI QË
APLIKIMET OFROHEN PA NDRYSHIME, PA ASNJË LLOJ GARANCIE TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR, PËR AQ SA LEJOHET
MAKSIMALISHT NGA LIGJI NË FUQI. PËR MË TEPËR NJOFTOHENI SE, SI NOKIA ASHTU DHE FILIALET E SAJ NUK BËJNË ASNJË
PREMTIM APO GARANCI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË POR JO DUKE U KUFIZUAR TE GARANCITË E
TITULLIT, TREGTUESHMËRISË OSE VOLITSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR OSE QË APLIKIMET NUK DO TË SHKELIN
ASNJË PATENTË TË NJË PALE TË TRETË, TË DREJTAT E AUTORIT, TË DREJTAT E MARKËS TREGTARE OSE TË DREJTA TË TJERA.
NJOFTIM I FCC/INDUSTRY CANADA
Pajisja juaj mund të shkaktojë ndërhyrje në TV ose në radio (për shembull, kur përdorni një telefon në afërsi të pajisjes
marrëse). FCC-ja ose Industry Canada mund t’ju kërkojnë ta ndaloni përdorimin e telefonit tuaj nëse nuk mund të
eliminohet një ndërhyrje e tillë. Nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni me pikën tuaj lokale të shërbimit. Kjo
pajisje respekton fashikullin 15 të rregullave të FCC-së. Funksionimi i nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme: (1) Kjo
pajisje nuk mund të shkaktojë ndërhyrje të dëmshme dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë çdo ndërhyrje që merr,
duke përfshirë ndërhyrje që mund të shkaktojnë funksionim të padëshiruar. Çdo ndryshim ose modifikim i pamiratuar
posaçërisht nga Nokia, mund të shfuqizojë autoritetin e përdoruesit për të përdorur këtë pajisje.
/Botimi 1.1 SQ